Проект Erasmus+

Projekti Erasmus+ "Fully Avoid Bully''  2020_1_IT02-KA229-079442.

Aktivitetet në kuadër të projektit "Fully Avoid Bully''.

Të nderuar ,

Nga data 17.10.2021 Shkolla fillore komunale "25 Maji'' - Shkup së bashku me shkollat tjera nga Italia, Spanja, Turqia dhe Rumania eshte pjesemarrese ne takimin informues me ç'rast nikoqire eshte shkolla e mesme Scuola Gimnaziala ne Bukuresht. Pjesëmarrës në këtë takim eshte dhe drejtori i shkollës mr. Fadil Murtezani dhe prof. Arlinda KASTRATI. Drejtori i shkolles, në fjalën përshëndetëse theksoi angazhimin e suksesshem të koordinatorëve, si dhe synimin e shkolles sone per angazhim ne projekte te tilla qe ndikojne drejtperdrejt ne arritjen e rezultateve te sukseshme te nxenesve tone. Poashtu, drejtori i shkolles sone falenderoj prof. Arlinda Kastrati, koordinatore e projekteve rajonale dhe evropiane per angazhimin dhe menaxhimin e ketij projekti dhe perfaqesimin e dinjitetshem te shkolles fillore komunale "25 Maji'' - Shkup. Poashtu ne fjalimin e tij drejtori i shkolles sone falenderoi dhe mesimdhenestit per angazhimin e tyre ne arritshmërine e lartë dhe te suksesshme te shkolles sone ne projekte rajonale dhe Nderkombetare te nxenesve te shkolles sone duke u shperblyer me shume çmime speciale evropiane siç jane dhe nente cmimet Etiketa Evropiane e Cilësisë ne platformen Etwinning per projektet e realizuara gjate vitit shkollor 2020/2021 si dhe shume cmime te fituara ne gara te ndryshme rajonale ne Republiken e Maqedonise se Veriut. Gjate ketij takimi u be dhe prezantimi i historise se shkolles fillore komunale "25 MAJI" - SHKUP.