Klubi Mediatik

Klubi Mediatik “25 Maji” është krijuar në kuadër të projektit “Të rinjtë mendojnë” e mbështetur
nga USAID dhe Instituti Maqedonas për Media. Klubi I krijuar në sh.f.k. “25 Maji” ka
për qëllim për të angazhuar një grup nxënësish me aktivitete që lidhen me media,
komunikim dhe prodhimin e informacionit. Ky lloj klubi ka për qëllim tek nxënësit të
zhvillojë aftësinë për shkrimin e artikujve, lajmeve dhe komenteve, duke mësuar si të
krijojnë përmbajtje të pasur dhe të saktë. Qëllimi është të krijohet gazeta shkollore
elektronike për shpërndarjen e aktiviteteve dhe ngjarjeve të shkollës të shkruar nga dora e
nxënësit. Nxënësit fokusin do t’a kenë në shkrimin e artikujve të dobishëm për
bashkëmoshatarët e tyre, intervistimin e personave brenda shkollës dhe në komunitet, do
të mësojnë për radion, televizionin, gazetarinë, dizajnin e teknologjisë duke shpërndarë
informacione në çështje dhe aktivitete të ndryshme.
Koordinatore: Teuta Haskaj Vojnika