Projekti Erasmus+,
HAPERIMI DREJT INKLUZIONIT SOCIAL DHE INOVACIONIT
ERASMUS+ KA122-SCH - Mobiliteti I stafit te shkolles - mesimdhenesve te shkolles komunale "25 Maji" - Shkup
Kohëzgjatja: 12 muaj (01.09.2021 - 01.09.2022)
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:
Kemi përzgjedhur tre kurse strukturore për 12 mësues që do të marrin pjesë në trajnim gjatë vitit shkollor 2021/2022.
Kurset janë:
- "Metodat inovative të mësimdhënies për aftësitë e shekullit 21", Split, Kroaci.
- "Klasë Dixhitale: Mjete TIK për të mësuar", 18 - 22.04.2022, Pragë, Republika Çeke,
- "Menaxhimi i ADHD, Autizmi, Vështirësitë në të Mësuar dhe Paaftësitë në Shkollë", Bruksel, Belgjikë, për 4 mësimdhenes.
Kurset janë hartuar me kujdes sipas kërkimeve më të fundit shkencore dhe shembujve të praktikave më të mira dhe më efektive të mësimdhënies. Kurset u krijuan sipas rezultateve më të fundit të kërkimit shkencor në fushën e psikologjisë së edukimit, psikologjisë së sjelljes, neuroshkencës, pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe didaktikës.
Kurset do t'u ofrojnë mësuesve një pasqyrë plotësisht të qartë dhe të detajuar të: praktikave inovative pedagogjike dhe mjeteve matëse të tyre, mjeteve arsimore të TIK-ut në përgatitjen dhe vlerësimin e leksioneve Mësuesit do të fitojnë kompetenca të të nxënit të suksesshëm të studentëve, njohuri praktike të zhvillimit të vështirësive neuro-sjellëse si dhe metoda dhe qasjet e punës me nxënësit që kanë çdo lloj NVE (nevoja për arsim të veçantë) ose që janë në pozitë të pafavorshme dhe në rrezik të përjashtimit arsimor dhe social.
KOORDINUESE E PROJEKTIT: Prof. ARLINDA KASTRATI



