ERASMUS PROJECT: S.O.L.I.D. STEP INTO SOCIAL INCLUSION AND INNOVATION

ERASMUS PROJECT: S.O.L.I.D STEP INTO SOCIAL INCLUSION AND INNOVATION
PROJECT ID :2021-MK01-KA122-SCH-00019726

Te nderuar,
Prej sot 22.08.2022 deri me daten 26.08.2022 drejtori i shkolles sone Mr. Fadil Murtezani, pedagogu i shkollës sonë Zotëri Aziz Kurtishi dhe koordinatorja e shkolles Arlinda Kastrati nga shkolla fillore komunale ,,25 Maji,, jane pjesëmarrës ne modul trajnimin me temë ''Çrregullimi i Vëmendjes me hiperaktivitet (ADHD), Autiymi, vështirësitë në të mësuar dhe mangësive/papërshtatshmërisë ne te shkolle,, ne VUB-Vrije University Brussels në Bruksel, Belgjike,trajnim i organizuar nga koordinatorja e shkolles prof. Arlinda Kastrati ne koordinim me drejtorin e shkolles mr. Fadil Murtezani. Modul Trajnimi i dhene eshte projektuar me kujdes sipas kërkimeve më të fundit shkencore dhe shembujve të praktikave më të mira dhe më efektive të mësimdhënies. Ky trajnim u krijua sipas rezultateve më të fundit të kërkimit shkencor në fushën e psikologjisë arsimore, psikologjisë së sjelljes, neuroshkencës, pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe didaktikës. Mësuesit do të fitojnë kompetencat e mësimit të suksesshëm të nxënësve, njohuritë praktike të zhvillimit të vështirësive neurobehaviorale si dhe metodat dhe qasjet e punës me nxënësit që kanë ndonjë lloj SEN (nevojë për arsimim të veçantë) ose që janë në pozitë të pafavorizuar dhe në rrezik të përjashtimit arsimor dhe social.