Science on Stage Festival 2024

Me krenari ju njoftojmë se, për herë të parë, Maqedonia e Veriut përfaqësohet në Festivalin prestigjioz “Science on Stage Festival 2024” në Turku, Finlandë.

Delegacioni i vendit tonë, i udhëhequr nga koordinatorja Fexhide Ademi, përfshin mësimdhënëset e përkushtuara Hasime Jashari, Suzana Jakupi Kurbardoviq dhe Valentina Stepanovska Andonova. Përfaqësimi i vendit tonë në këtë skenë globale është një moment i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar përkushtimin tonë për avancimin e STEM edukimit dhe për ngritjen e cilësisë së arsimit.

Festivali “Science on Stage” mbledh së bashku edukatorë inovativë dhe pasionantë të STEM-it nga e gjithë Bota për të shkëmbyer praktikat më të mira, për të ndarë strategjitë kreative të mësimdhënies dhe për të eksploruar qasje të reja në edukimin STEM.

Shkolla jonë "25 Maji" ishte e përzgjedhur për projektin e realizuar me sukses "Uji është burim i jetës".
Ju falemnderit nxënës! Suksese në projektet e rradhës!

#sons2024
Science on Stage Europe
STEMLab
Министерство за образование и наука / Ministria e Arsimit dhe e Shkencës