Bamirësat e Hasanbegut

Të nderuar donatorë "Bamirësat e Hasanbegut"
Në emër të të gjithë komunitetit tonë shkollor, ju shprehim falënderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në ndërtimin e mbulojës së shkollës sonë periferike. Falë ndihmës dhe përkushtimit tuaj, nxënësit tanë tashmë kanë një ambient të sigurt dhe të rehatshëm.
Ky investim i juaj nuk përfaqëson vetëm një strukturë fizike, por një shembull të gjallë të solidaritetit dhe përkujdesjes për brezat e rinj. Përkushtimi juaj për mirëqenien e komunitetit tonë frymëzon jo vetëm nxënësit dhe mësimdhënësit, por edhe të gjithë ata që janë të angazhuar në arsim.
Me shumë mirënjohje dhe respekt,
Drejtori: Suzana J. K. 
Sh.F. 25 Maji