Sht, 16/11/2024
Të nderuar,
Me nderim dhe kënaqësi të veçantë ju ftojmë të na bashkoheni në shënimin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, një ditë e rëndësishme që simbolizon kulturën, historinë dhe trashëgiminë tonë gjuhësore dhe kulturore.
Ngjarja do të mbahet më datë:
26.11.2024, në ora 12:00, në lokalet e shkollës sonë.
Ju presim me gëzim që ta ndajmë së bashku këtë ditë të rëndësishme!
Me respekt,
Drejtoresha: Suzana Jakupi Kurbardoviq
"Çdo shkronjë është një hap drejt njohurive që ndriçojnë rrugën e të ardhmes!"



