Aktivitet pas aktivitet

Sonte patëm nderin që me ftesë nga prorektori i UKIM-it prof.Dr. Vlladimir Petrushevski, me një grup të nxënësve nga klasat e IX-ta të ndjekim një shfaqe spektakulare me eksperimente të ndryshme nga lënda e kimisë, ku nga ana e profesorëve dhe asistentëve të institutit të kimisë eksperimentet u demonstruan në mënyrë atraktive duke i emituar kimistët e famshëm si: Davy, Scheele, Joseph Priestley, Dimitrij Mendeleev e shumë të tjerë në mënyrë që zbulimet e tyre t'i bëjnë më të qarta për nxënësit!!!

Përveç kësaj, nxënësit tonë patën mundësinë që t'i vizitojnë hapësirat ku mbahen ligjeratat në institutin e kimisë si dhe të shohin shumë minerale që janë të ekspozuara nëpêr korridoret e institutit.

Falenderojmë profesorin e nderuar për ftesën, ndërsa nxënësve tonë iu urojmë suksese në shkollimin e mëtutjeshëm.