Prezantime arsimore për edukim finansiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Тë nderuar,
Me kënaqësi ju njoftojmë se me datë 19.03.2021 shkolla jonë ishte pjesë e prezentimeve arsimore për edukim finansiar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edukimi financiar ka një rëndësi të madhe për fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre personale të menaxhimit financiar, produkteve si dhe shërbimeve financiare. Qellimi i ketij prezantimi është përmirësimi i ndërgjegjësimit të nxënësve për institucionin, rolin dhe rëndësinë e tij si dhe ndikimin qe ka në ekonominë e vendit. Prezantimi u realizua përmes një ligjërate interaktive online e realizuar nga Znj.Leudita Musa, përfaqësuese e njësisë për edukim finansiar. Ne ligjerata morren pjese nje numer i konsiderueshem i nxënësve te shkolles sonë ShFK "25 Maji" - Shkup. 
Me respekt, 
Drejtori, 
Mr. Fadil Murtezani.