Projekti Erasmus+ ''GreenACT, Green Enterpreneurs against climate change''

Aktivitetet në kuadër të projektit "GreenACT, Green Enterpreneurs against climate change'' 2021_1_NO01-KA220-000032623.

Të nderuar ,
Nga data 24-26.01.2022- Shkolla fillore komunale "25 Maji'' - Shkup së bashku me shkollat tjera nga Norvegjia, Portugalia, Polonia dhe Turqia eshte pjesemarrese ne takimin transnacional informues me ç'rast nikoqire eshte shkolla e mesme Odda vsg upper secondary school ne Norvegji. Pjesëmarrës në këtë takim eshte dhe drejtori i shkollës mr. Fadil Murtezani dhe prof. Arlinda Kastrati.Të gjithë partnerët e projektit K220 "Green enterpreneurs against climate change" së bashku në Norvegji, duke punuar për të bërë realitet mobilitetin e studentëve, më në fund. E gjithë kjo për të pajisur studentët tanë me mjete gjuhësore, sociale dhe akademike  Gjate ketij takimi u be dhe prezantimi i historise se shkolles fillore komunale "25 MAJI" – SHKUP. Vlen te theksojme se ne kete projekt shkolla jone do te merr pjese ne pese mobilitete me nxenes dhe mesimdhenes si dhe do te mirepret studentet nga shkollat partnere ne projekt duke realizuar aktivitetet e parapara sipas planit per realizim te aktiviteteve ne projektin e dhene. Pasi perfundimit te punes aktiviteteve koordinuese , pjesemarresit kane shfrytezuar rastin te njohin qytetin Odda, Norvegji dhe te socializohen me pjesemarresit e tjere. Mesimi kulturor, njohja e kulturave te tjera evropiane eshte gjithmone nje domosdoshmeri ne Erasmus+.