HAPERIMI DREJT INKLUZIONIT SOCIAL DHE INOVACIONIT

Projekti Erasmus+ KA122-SCH-
Mobiliteti I stafit te shkolles -mesimdhenesve te shkolles komunale "25 Maji' - Shkup
Kohëzgjatja: 12 muaj (01.09.2021 - 01.09.2022)

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:
Kemi përzgjedhur tre kurse strukturore për 12 mësues që do të marrin pjesë në trajnim gjatë vitit shkollor 2021/2022.
Kurset janë:

  • "Metodat inovative të mësimdhënies për aftësitë e shekullit 21", Bruksel, Belgjikë, për 4 mësimdhenes;
  • "Klasë Dixhitale: Mjete TIK për të mësuar", 18-22.04.2022, Pragë, Republika Çeke
  • "Menaxhimi i ADHD, Autizmi, Vështirësitë në të Mësuar dhe Paaftësitë në Shkollë", Split, Kroaci

Kurset janë hartuar me kujdes sipas kërkimeve më të fundit shkencore dhe shembujve të praktikave më të mira dhe më efektive të mësimdhënies. Kurset u krijuan sipas rezultateve më të fundit të kërkimit shkencor në fushën e psikologjisë së edukimit, psikologjisë së sjelljes, neuroshkencës, pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies dhe didaktikës.
Kurset do t'u ofrojnë mësuesve një pasqyrë plotësisht të qartë dhe të detajuar të: praktikave inovative pedagogjike dhe mjeteve matëse të tyre, mjeteve arsimore të TIK-ut në përgatitjen dhe vlerësimin e leksioneve Mësuesit do të fitojnë kompetenca të të nxënit të suksesshëm të studentëve, njohuri praktike të zhvillimit të vështirësive neuro-sjellëse si dhe metoda dhe qasjet e punës me nxënësit që kanë çdo lloj NVE (nevoja për arsim të veçantë) ose që janë në pozitë të pafavorshme dhe në rrezik të përjashtimit arsimor dhe social.
KOORDINUESE E PROJEKTIT : Prof. ARLINDA KASTRATI