Ndërtojmë ura 2016/17 - 2

Këtë vit 2016/17, shkolla jonë SH.F.K "25 Maji", pas aplikimit të projektit të ri vazhduam  bashkëpunimin "Ndërtojmë ura" me SH.F.K. "Christian Todorovski  Karposh" Rankovcë - nga Komuna Rankovcë. Deri më tani këto dy shkollat nuk kanë pasur asnjë bashkëpunim të përbashkët, por janë të gatshëm ta zgjërojnë  diapazonin e projekit "Ndërtojmë ura" dhe të tregojnë se  gjuhë nuk është pengesë për miqësi.
Vizita e dytë e përbashkët është realizuar me 03.11.2016, duke vizituar "Vesella svadba" (martesa e hareshme) në fshatin Kuklica Kratovë. Nga ana e mësimdhënësve të tedyja shkollave është mbajtur dy orë mësimore për origjinën e këtij fenomeni natyror, nga pikpamja e legjendës dhe të shkencës. Pas rishikimit të gurëve dhe diskutimet e tyre për legjenden dy dyja palët nxënësit vazhduan shoqërimin me një drekë të përbashkët. Gjatë vizitës nxënësit bëjnë fotogafi dhe shkrime, e gjithë kjo do të jetë e paraparë për organizim multikulturorë në secilën shkollë veç e veç.