Zejet e vjetra në Shkup

Më datë 6-7.06.2024 u realizuan aktivitete në korniza të projektit "Multikulturalizmi në arsim".
Pak shëtitje, vëzhgim i bukurive dhe zejeve në qytetin tonë. Atmosferë pune, bashkëpunim me energji pozitive. Tema: "Zejet e vjetra në Shkup".
* Në punëtorinë, nxënësit kishin për detyrë të hulumtonin në internet për: "Zejet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit" për zejet e ndryshme që kanë qenë të pranishme në zonën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit gjatë historisë. Pastaj hulumtimet e tyre i prezentuan para shokëve, mësuesve, prindërve.
* Vizitë në Çarshinë e Vjetër, vëzhgim i punëtorive artizanale, dhe shpjegim se çfarë është fjala ESNAF. Nxënësit vizituan disa dyqane artizanale dhe u njohën me zejet: jorganxhi, opinçar, lëkuraxhi, qeramikë, kapelexhi, kazanxhi, sahatxhi, punime artizanale - prodhim i suvenirëve, punime shtëpiake, filigran, bizhuteri dhe produkte të ngjashme, prodhimi i instrumenteve muzikore dhe prodhimi i rubinit maqedonas (mësuan se në RMV, në Prilep, nxirret gur rubin që gjendet vetëm në vendin tonë dhe në Sri Lanka dhe është shumë i rëndësishëm pasi është gur i çmuar). Pas vizitës në të gjitha dyqanet artizanale, nxënësit ndanë mendime për përfitimin dhe nëse zejet e vjetra mundësojnë të ardhura financiare për të mbajtur një familje por me kalimin e kohës edhe këta zejtarë që mbijetojnë një ditë nëse nuk kanë mbështetje nga shteti do të zhduken. Dhe në fund PUNËTORIA - nxënësit mjeshtër dhe prezantimi i punës së kryer. U përfshinë 30 nxënës nga klasa e 7-të, 8-të dhe 9-të, 1 prind - Teuta Haskaj dhe koordinatorët e Ekipeve të INA, Saljate Bekteshi dhe Roza Janevska. Përvojë e shkëlqyer, krijimi i miqësive të reja, respekt për zejet dhe esnafët e vjetër, nxitje e kreativitetit, kujdesi për trashëgiminë kulturore. Kohë e kaluar me cilësi. Përfundim - Dyqanet e vjetra artizanale janë shenja e Çarshisë, të cilat duhet të ruhen. Çarshia është gjëja e vetme autentike që mbeti nga Shkupi dhe dyqanet!