Sht, 11/11/2023
Në kuadër të lëndës mësimore Histori dhe shoqëri, tema "Komuna ku jeton" nxënësit e klasave: 4¹, 4⁴, 4⁵, 4⁶ dhe 4⁷, vizituam lokalitetin arkeologjik "Tumba Maxhari" që gjendet në komunën ku jetojmë, Gazi Baba. Nxënësit fituan njohuri të reja mbi kohën e gurit dhe dëshmitë e gjetura si: enë dhe mjete nga guri që sipas të dhënave arkeologjike datojnë para tetë mijë viteve p.e.s.



